Laporta e konfirmon në stol, Koeman qëndron te Barça!

Futboll

Laporta e konfirmon në stol, Koeman qëndron te Barça!

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:33
Laporta dhe Koeman

Pavarsisht eliminimit nga Champions League në raundin e 1/8-ave nga Paris Saint Germaine forma që ka treguar Barcelona në muajt e fundit ka qenë me të vërtetë për t’u duartrokitur.

Me Ronald Koeman në krye blaugranat kanë siguruar finalen e Kupës së Mbretit duke përmbysur humbjen 2-0 të gjysmëfinales së parë ndaj Sevillas ndërkohë që falë një serie të gjatë rezultatesh positive radhazi në La Liga, Barça papritur e sheh veten në garën për titull pasi është vetëm 4 pikë larg Atleticos kryesuese. Koeman u zgjodh për të drejtuar Barcelonën në fillim të këtij sezoni nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu dhe me marrjen e drejtimit të klubit nga ana e Joan Laportës që fitoi zgjedhjet e reja pak javë më parë, e ardhmja e holandezit në stol u vu në diskutim pavarsisht se ish-trajneri i portokallinjëve ka kontratë deri në 2023-in me Barçën.

Megjithatë nga ajo që raportohet nga Spanja, e ardhmja e Koeman është zgjidhur. Mësohet se presidenti Laporta, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të klubit, kanë takuar trajnerin dhe i kanë shprehur besimin e plotë në aftësitë e tij dhe kanë dhënë garancinë se holandezi do të jetë te Barça edhe në sezonin e ardhshëm.

Zbulohet se mes palëve është biseduar edhe për merkaton, me Koeman, që kërkon lojtarë si Wijnaldum, Depay dhe Garcia dhe klubi ka shprehur dëshirën për t’i afruar këta lojtarë. Në këtë mënyrë Koeman zgjidh edhe dilemat e tij për të ardhmen, shqetësim që e kishte treguar qartë në daljet e tij në media para pak javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat