Vidali e zhgënjeu Interin, largohet në fund të sezonit

Futboll

Vidali e zhgënjeu Interin, largohet në fund të sezonit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 13:44
Vidali e zhgënjeu Interin, largohet në fund të sezonit

Arturo Vidal nuk i ka përmbushur pritjet e mëdha në Inter dhe duket se do të largohet këtë verë, pas vetëm një viti me zikaltrit.

Trajneri i Interit Antonio Conte bëri gjithçka për ta bindur Vidalin t’i bashkohej atij në Meazza nga Barcelona verën e kaluar, në përpjekje për ta rrëzuar nga froni ish-klubin e vet, Juventus.

Mesfushori 33-vjeçar i ka zhvilluar 23 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke e shënuar vetëm një gol, por në javët e fundit vendin e tij në ekipin e parë e zuri Christian Eriksen.

Sipas mediave italiane, Interi është i gatshëm ta lërë të largohet ish-yllin e Juventusit dhe Bayern Munich pas vetëm një sezoni.

Ndër arsyet kryesore, përveç zhgënjimit të tij në fushë, është edhe paga e lartë e tij e cila do të rritej nga 5 milionë euro në 6.5 milionë euro në sezonin e dytë.

Thuhet se kiliani mund ta vazhdojë karrierën në klube si Flamengo, Olympique Marseille dhe Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat