Një rast i artë për titullarin e Tiranës te Kombëtarja e Kosovës

Futboll

Një rast i artë për titullarin e Tiranës te Kombëtarja e Kosovës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:58
Një rast i artë për titullarin e Tiranës te Kombëtarja e Kosovës

Një rast i artë për titullarin e Tiranës te Kombëtarja e Kosovës!

Rast i artë për portierin e Tiranës, Visar Bekaj, i cili pritet të aktivizohet titullar të Kosova, në miqësoren e sotme ndaj Lituanisë.

Aro Muriç u përjashtua ditën e djeshme nga grumbullimi për thyerje disiplinore, kurse Ujkani ka muaj që nuk luan te Torino, duke ngrohur vazhdimisht stolin, kësisoj trajneri Challandes, me shumë gjasa do t’i besojë portën gardianit të Tiranës, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme me ekipin e Superiores, duke u shndërruar në një protagonist absolut.

Kujtojmë që përveç Ujkanit dhe Bekajt, portieri tjetër i ftuar nga trajneri Shaland, është Besar Halimi, i cili bashkohet për herë të parë me përfaqësuesen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat