Lukaku: Sa mirë që u bashkua me ne te Belgjika, me të në fushë

Futboll

Lukaku: Sa mirë që u bashkua me ne te Belgjika, me të në fushë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:00
Lukaku: Sa mirë që u bashkua me ne te Belgjika, me të në fushë

Duke folur në një konferencë shtypi përpara ndeshjes kundër Uellsit, mesfushori i kombëtares belge dhe Man City, Kevin De Bruyne, foli për Romelu Lukaku, i cili megjithë pengesat e ASL së Milanos për izolimin e detyruar pas rasteve me Covid-19, ka arritur të bashkohet me kombëtaren e tij…

“Romelu është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. E kemi thënë edhe më parë, por e përsërisim: është gjithmonë një avantazh ta kesh atë në ekip.

Na ndihmon të jemi më të mirë dhe sa më shumë lojtarë të kemi, aq më shumë shanse kemi për të filluar mirë këto kualifikuese”.

Të kujtojmë që Lukaku është golashënuesi më i mirë i Belgjikës me 57 gola të realizuar në 89 ndeshje, ndërsa këtë sezon te Interi ka realizuar 25 gola në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat