Formacioni potencial i Kosovës para ndeshjes së sotme

Futboll

Formacioni potencial i Kosovës para ndeshjes së sotme

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:16
Formacioni potencial i Kosovës para ndeshjes së sotme

Kombëtarja e Kosovës do të luajë takimin miqësor ndaj Lituanisë sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar se Amir Rrahmani është rikthyer tek Napoli, për të vazhduar shërimin nga lëndimi.

Pas përjashtimit të Aro Muric për arsye disiplinore, porta pritet t’i besohet Visar Bekaj, i cili është në formë të mirë me Tiranën.

Në mbrojtje do të jenë katërshja si, Florent Hadërgjonaj e Leart Paçarada në krah, derisa Betim Fazliji e Ibrahim Dresheviq do të jenë në qendër, shkruan insporti. Para tyre, si mesfushorë defanzivë pritet të vendosen Hekuran Kryeziu e Besar Halimi.

Vedat Muriqi mund të vendoset i vetëm në sulm, derisa do të ndihmohet nga treshja, Milot Rashica, Bersant Celina e Arbër Zeneli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat