Mrekulli, fitoi betejën me kancerin, futbollistja rikthehet në stërvitje

Futboll

Mrekulli, fitoi betejën me kancerin, futbollistja rikthehet në stërvitje

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:18
Mrekulli, fitoi betejën me kancerin, futbollistja rikthehet në stërvitje

Një mrekulli e vërtetë ka ndodhur në Madrid, teksa në ekipin e femrave të Atletico Madrid është rikthyer Virginia Torrecillia.

Kjo e fundit, gati 1 vit më parë u diagnostikua me tumor në tru dhe shpresat për ta fituar betejën me sëmundjen e tmerrshme nuk ishin të shumta.

Dhjetë muaj më parë, Torrecillia kreu një operacion shumë të vështirë, që për fat të mirë përfundoi me sukses dhe ditën e sotme ajo jo vetëm ka fituar betejën me sëmundjen e tmerrshme, por edhe është rikthyer në stërvitje.

Torrecillia është pritur me festë të madhe nga shoqet e ekipit dhe stafi teknik. Mrekullitë ndodhin dhe kjo është një nga rastet që e vërteton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat