Maqedonia e Veriut me shqiptarë në Bukuresht, kërkon befasi

Futboll

Maqedonia e Veriut me shqiptarë në Bukuresht, kërkon befasi

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:28
Maqedonia e Veriut me shqiptarë në Bukuresht, kërkon befasi

Maqedonia e Veriut me shqiptarë në Bukuresht, kërkon befasi!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll zbarkoi në kryeqendrën e Rumanisë dhe pasdite do të zhvillojë stërvitje e parë dhe të vetme në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht. Pas vendit të tretë në eliminatoret evropiane dhe kualifikimit në Kampionatin Evropian përmes Ligës së Kombëve, të përzgjedhurit e Igor Angelovskit do të jenë përball Rumanisë, në fillim të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

 Trajneri Angelovski përballet me lëndimet, ende të pashëruarit dhe ata me testet pozitive me “Covid 19”, mirëpo të gjithë besojnë se kanë forca që të përgatisin një befasi tjetër.

Futbollistët do të zhvillojë stërvitje në kohën e zhvillimit të ndeshjes dhe nesër do të përballen me Rumaninë, të cilën nuk e ka mundur asnjëherë më parë në një përballje zyrtare.

Kujtojmë se ndeshja duhej të zhvillohet në Ploeshti, mirëpo organizatorët e këtij eventi sportiv vendosën që të zhvillojnë përballjen në kryqendren e Rumanisë dhe stadiumet më modern. Pikërisht në këtë stadium, Maqedonia në muajin qershor do të zhvillojë 2 ndeshjet e para të garave në grupe në Kampionatin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat