Hasani: Nuk duhet të ndjejmë presionin

Futboll

Hasani: Nuk duhet të ndjejmë presionin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:30
Hasani:  Nuk duhet të ndjejmë presionin

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, pas suksesit historik dhe kualifikimit në Kampionatin Evropian, nis misionin e ri, të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Në prag të përballjes së parë në këto eliminatore, kundër Rumanisë, u prononcua Ferhan Hasani.

Ai potencoi se nuk ndjen presion, por se të gjithë duhet të japin maksimumin në këto përballje.

“Nuk duhet të kemi presion, pasi që janë ndeshje standarde dhe nuk janë asgjë e re për përfaqësuesen, ndërsa këtu ka edhe futbollist që kanë qenë nën presion edhe në këtë kaluarën.

Duhet të luajmë lehtë , ashtu siç kemi luajtur më parë dhe rezultatet do të vijnë. Të gjithë jemi gati që të japim maksimumin për përfaqësuesen.

Mirë është që pasojnë ndeshjet me kombëtaret më të forta për ne, ndërsa kush do të luajë e kush do të pushon, kjo është detyra e trajnerit,” tha mes tjerash Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat