Edhe Ademi në Rumani!

Futboll

Edhe Ademi në Rumani!

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:31
Edhe Ademi në Rumani!

Prania e Arian Ademit në aeroportin e Shkupit ishte befasi e madhe, përcjell News-TV.

Ademi është i lënduar dhe ishte paralajmëruar se nuk do të udhëtoj për në Rumani, megjithate edhe ai udhëtoi, duke hapur mundësinë se ndoshta mund ta shohim në teren, edhe pse shanset janë të vogla.

Ademi do t’ju jap mbështetje reprezentuesve me shpresë se do të kthehen me rezultat pozitiv.

Në testimet e fundit për Covid-19, të gjithë lojtarët kanë dalë negativ, që do të thotë se seleksionuesi Igor Angellovski nuk do të ketë probeme rreth formacionit më të mirë.

Nacionalët sot prej orës 18:00 do të zhvillojnë stërvitjen e vetme në stadiumin Kombëtar ku nesër do të luhet ndeshja ndaj Rumanisë me fillim prej orës 20:45 minuta, në kuadrin e kualifikimeve për botërorin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat