Muriç flet pas përjashtimit nga Kosova: Gënjeshtër e madhe...

Futboll

Muriç flet pas përjashtimit nga Kosova: Gënjeshtër e madhe...

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:05
Muriç flet pas përjashtimit nga Kombëtarja e Kosovës: Gënjeshtër e madhe...

Portieri i suspenduar i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric, ka mohuar zërat se kishte shkuar i dehur në stërvitje.

Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës së djeshme përjashtoi porterin Aro Muric, duke cituar shkelje disiplinore, por situata nuk u sqarua duke nxitur spekulime të shumta se ai ishte përleshur fizikisht me Edon Zhegrovën, e pastaj qarkulloi skenari se kishte shkuar i dehur në stërvitje.

Por një version të tillë të ngjarjeve e ka mohur Aro Muric, i cili për Insportin u shpreh se lajmi që ai ishte i dehur është një gënjeshtër e madhe.

“Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër e madhe që kam qenë i dehur” – deklaroi ai.

Kosova luan gjatë mbrëmjes së sotme takimin miqësor ndaj Lituanisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, para fillimit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ku “Dardanët” do të luajnë ndaj Suedisë dhe Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat