Zeneli si eksploziv, Kosova e bën tokë Lituaninë

Futboll

Zeneli si eksploziv, Kosova e bën tokë Lituaninë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:20
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Kombëtarja e Kosovës bëri lojë shumë të mirë, duke e mposhtur me rezultat bindës 4:0 Lituaninë, në miqësoren që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Futbollisti Arbër Zeneli tregoi lojë të madhe dhe është lojtar i ndeshjes, i cili realizoi dy gola. Djelmoshat tanë, që të gjithë u angazhuan me mish e më shpirt, duke i dhënë leksion rivalit. 

Arbër Zeneli me dy gola, Vedat Muriqi dhe Besar Halimi, secili nga një gol, e shkatërruan rivalin. 

Image

Kjo miqësore ishte e mirëseardhur para sfidave në kuadër të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, kundër Suedisë me 28 mars (në Prishtinë, 20.45) dhe pastaj me Spanjën (me 31 mars, në orën 20.45 në Sevilla. 

Në minutën e 6-të Novikovas pati mundësi që të shënojë, por portieri Ujkani reagon mjaft mirë.

Image

Pas një minute Vedat Muriqi rast ideal, por gjuajtja e tij me kokë shkoi drejt në duart e portierit.

Në minutën e 16-të, Kosova me fat, Cernych nga pozita ideale, Ujkani shpëton portën. 

Gjithçka hapet në minutën e 27-të,  Arbër Zeneli për mrekulli lirohet dhe nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë duke e plasuar topin në këndin e majtë të poshtëm të portierit rival.

Në minutën e 34-të, Valon Berisha bëri një pasim të gjatë deri të Milot Rashica, i cili e parabollon portierin por topi për disa centimetra shkopi përskaj shtyllë pingule, me fat lituanët.

Pjesa e dytë fantastike për Kosovën, edhe tre gola tjerë deh disa raste të mora. Në minutën e 63-të, Milot Rashica nga një pozicion mjaft i vështirë harkoi dhe Vedat Muriqi me kokë godet për bukuri, duke e shkundur portën e mysafirëve, 2:0.

Në minutën e 71-të, Arbër Zeneli nga afërsia, me goditje të fortë thellon epërsinë 3:0.
Fat i madh për rivalin në minutën e 74-të, Zeneli depërtoi mes dy lojtarëve, doli i vetëm por portieri  Svedkauskas me këmbë shpëton portën, ndërsa Lirim Kastrati nuk e plason topi në rrjetë.

Image

Në minutën e 79-të, Besar Halimi mashtroi tre mbrojtës rival, futet në 16 sh, nga pozita anash, godet fortë dhe topi prek shtyllën e majtë të poshtëm dhe futet në rrjetë, 4:0. Në minutën e 83-të, Kololli nuk shënon në portën e zbrazur. Edhe Leart Paçarada u tregua i rrezikshëm, pati disa tentime të mira.  
Kosova e bën tokë Lituaninë, duke i shkaktuar humbje të thellë me 4:0. 

Kosova-Lituania 4:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Shënues: Zeneli (27’ e 71’), Muriqi (63’), Halimi (79’).
Kartona të verdhë: Voca.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti (Paçarada 46’), Kryeziu, V. Berisha (Voca 46’), Rashica (Kastrati 66’), Celina (Halimi 46’), Zeneli (B. Berisha 76’) dhe Muriqi (Kololli 66’).
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus (Simkus 46’), Sirgedas (Eliosius 46’), Slivka (Romanovskij 60'), Dapkus, Lasickas (Petravicius 72'), Cernych ((Laukzemis 72') dhe Novikovas (Valskis 60').

85’ Kosova po sundon.

83' Kololli portën e zbrazur, dështon.

79' Besar Halimi mashtroi tre mbrojtës rival, futet në 16 sh, nga pozita anash, godet fortë dhe topi prek shtyllën e majtë të poshtëm dhe futet në rrjetë, 4:0.

77' Kosova po avancon bindshëm, 3:0.

74’ Zeneli depërtoi mes dy lojtarëve, doli i vetëm por portieri  Svedkauskas me këmbë shpëton portën, ndërsa Lirim Kastrati nuk e plason topi në rrjetë.

Kosova-Lituania 4:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Shënues: Zeneli (27’ e 71’), Muriqi (63’), Halimi (79').
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti (Paçarada 46’), Kryeziu, V. Berisha (Voca 46’), Rashica (Kastrati 66’), Celina (Halimi 46’), Zeneli (B. Berisha 76') dhe Muriqi (Kololli 66’).
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus (Simkus 46’), Sirgedas (Eliosius 46’), Slivka (Romanovskij 60'), Dapkus, Lasickas (Petravicius 72'), Cernych ((Laukzemis 72') dhe Novikovas (Valskis 60').

71’ Arbër Zeneli nga afërsia me goditje të fortë thellon epërsinë 3:0.

Kosova-Lituania 3:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Shënues: Zeneli (27’ e 71’), Muriqi (63’).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti (Paçarada 46’), Kryeziu, V. Berisha (Voca 46’), Rashica (Kastrati 66’), Celina (Halimi 46’), Zeneli dhe Muriqi (Kololli 66’).
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus (Simkus 46’), Sirgedas (Eliosius 46’), Slivka (Romanovskij 60'), Dapkus, Lasickas, Cernych dhe Novikovas (Valskis 60').

70' Kosova po shkon drejt fitore në këtë miqësore.

68' Zeneli është fenomenal dhe po tregohet i rrezikshlm për rivalin. 

63' Vedat Murqiq shënon gol të bukur me kokë në këndin e majtë pas asistimit të Milot Rashicës.

Kosova-Lituania 2:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Shënues: Zeneli (27’), Muriqi (63').
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti (Paçarada 46’), Kryeziu, V. Berisha (Voca 46’), Rashica, Celina (Halimi 46’), Zeneli dhe Muriqi.
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus (Simkus 46’), Sirgedas (Eliosius 46’), Slivka (Romanovskij 60'), Dapkus, Lasickas, Cernych dhe Novikovas (Valskis 60').

60' Iniciativë e lehtë për Lituaninë.

56' Mbrojtja e Kosovës po luan me mjaft siguri dhe nuk po lejon që tër rreikohet porta e tyre.

54' Kosova po tregonm angazhim.

51' Lituania po tenton të barazojë rezultatin.

49' Lojë dinamike.

Përfundon pjesa e parë.

44' Vojvoda bëri gabim trashanik, por për fat portës tonë, lojtari lituan gjuajti jashtë portës së majtë të Ujkanit.  

43' Lituania është në presion.

41’ Djelmoshat tanë përmes Arbër Zenelit po tregohen gjithnjë e më të rrezikshëm.

Kosova-Lituania 1:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Shënues: Zeneli (27’).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kryeziu, V. Berisha, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus, Sirgedas, Slivka, Dapkus, Lasickas, Cernych dhe Novikovas.

39' Kosova në epërsi.

34' Valon Berisha bëri një pasim të gjatë deri të Milot Rashica, i cili e parabollon portierin por topi për disa centimetra shkopi përskaj shtyllë pingule, me fat lituanët.

32' Kosova gjithnjë e më e mirië se lituanët.

30' Kosova po tregon lojë më të mirë, është më sulmuese.

27' Arbër Zeneli për mrekulli lirohet dhe nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë duke e plasuar topin në këndin e majtë të poshtëm të portierit rival. Zeneli rikthehet me gol.

Kosova-Lituania 1:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Shënues: (Zeneli (27’).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kryeziu, V. Berisha, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus, Sirgedas, Slivka, Dapkus, Lasickas, Cernych dhe Novikovas.
25' Kosova po luan me gjallë, po kërkon me ngulm golin.

21' Valon Berisha harkoi në shtyllën e dytë por pa sukses. 

18’ Kosova kërkon ta marr iniciativën po ashtu edhe të mbulojë çdo hapësirë të rrezikut që vjen nga

Kosova-Lituania 0:0
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kryeziu, V. Berisha, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus, Sirgedas, Slivka, Dapkus, Lasickas, Cernych dhe Novikovas.

16’ Lituania mjaft e rrezikshme, po mundohet të kërcënojë vazhdimisht portën tonë. Kosova me fat, Cernych nga pozita ideale, Ujkani shpëton portën. 

14' Kosova është shumë më mirë në ranglistën e FIFA-s, ku renditet e 117-ta, ndërsa Lituania mban pozitën e 129-të.

12' Kosova po orvatet me të gjitha forcat që të arrijë deri të goli, por pa sukses.

10' Lojë e mirë nga të dyja palët.

7' Vedat Muriqi rast ideal, por gjuajtja e tij me kokë shkoi drejt në duart e portierit.

6’ Novikovas pati mundësi që të shënojë, por portieri Ujkani reagon mjaft mirë.

5' Korneri i parë për Kosovën. Kombinimi i dyshes Zeneli-Rashica.

4' Lojë e baraspeshuar. 

2' Kosova kërkon që të shënojë sa më parë.

1' Fillon ndeshja.

Futbollistët dalin në fushë.

Gjithçka gati.

Kosova do të ballafaqohet në miqësore me Lituaninë, që luhet sonte në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës pretendon lojë sa më të mirë ndaj lituanëve dhe fitore, para dy sfidat të mëdhaqë e presion në kuadër të grupit B kualifikueseve për Kampionatin Botëror, kundër Suedisë me 28 mars (në Prishtinë, 20.45)) dhe pastaj me Spanjën (me 31 mars, në orën 20.45 në Sevilla. 

Kjo miqësore për selektorin e Kosovës, Bernard Challandes është e mirëseardhur sepse do ta shoh formën e secilit lojtar para sfidave të mëdha.

Kosova-Lituania
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: E. Jorgji (Shqipëria).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kryeziu, V. Berisha, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

Lituania: Svedkauskas, Vaitkunas, Beneta, Gaspuitis, Mikolinaus, Sirgedas, Slivka, Dapkus, Lasickas, Cernych dhe Novikovas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat