Kryeziu flet për gjasat e Kosovës

Futboll

Kryeziu flet për gjasat e Kosovës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:03
Kryeziu flet për gjasat e Kosovës

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka folur për medie pas takimit mes Kosovës dhe Lituanisë.

Kosova fitoi me rezultat 4-0 në një paraqitje shumë të mirë derisa edhe Kryeziu luajti disa minuta pasi vitin e kaluar pati shumë lëndime.

“U ndjeva shkëlqyer. Isha i mërzitur për këtë kombëtare. U ktheva tani por shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë ai.

Ai flet edhe për formën e keqe të ekipit gjatë vitit të kaluar.

“Ka pasur shumë ndeshje. Jemi të kënaqur për këtë rezultat pozitiv. 2020 ka qenë vit i vështirë për neve. E dimë se jemi në një grup të fortë. Për atë arsye, ka qenë shumë lojë e rëndësishme“, tha Kryeziu

Kryeziu komentoi edhe shanset e Kosovës në grupin për kualifikime në Botëror.

“Grupi është shumë i vështirë. Kemi disa kundërshtarë sikur në vitet e kaluara. Psh Greqia. Kemi më shumë aftësi. Prapë po themi se jemi në grup shumë të vështirë. Prapë po them se nëse startojmë sikur sot, do të shkaktojmë probleme”, tha ai.

Ai foli per te ardhmen e tij tek klubi ku luan.

“Nuk dua të flas. Jam me kombëtaren. Na ka ardhur një djal shqiptar me emër të madh, Blerim Xhemaili. Është shumë i mirë”, shtoi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat