Shqipëria e nis sot kundër Andorrës

Futboll

Shqipëria e nis sot kundër Andorrës

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:07
Shqipëria e nis sot kundër Andorrës

Shqipëria do ta nisë fushatën e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2022, si nikoqire e Andorrës sot në mbrëmje.

Më 14 nëntor 2019, në “Elbasan Arena”, përfaqësuesja modeste evropianë u mori pikë kuqezinjve me një barazim zhgënjyes 2-2. Ishte ndeshja e shtatë e Edy Rejas në stolin e Shqipërisë e sigurisht, ky barazim zhgënjeu ndoshta më shumë se humbjet me Islandën, Francën dhe Turqinë.

Në drejtimin e teknikut 74-vjeçar italian, “shqiponjat kuqezi” përmbyllen me sukses, pas shumë dyshimesh gjatë rrugës, ndeshjet e Nationas Ligue, duke fituar vendin e parë në grup e rrjedhimisht ngjitjen në Ligën B.

Në kampin kuqezi duan patjetër të “lajnë mëkatin” e atij barazimi me Andorrën, që la shije të keqe jo thjesht për rezultatin, por për qasjen që patën futbollistët në fushën e blertë.

Tani nis një rrugëtim i ri, nga Andorra modeste, në kualifikueset e botërorit, ku objektivi minimal është vendi i tretë në grup (do të linim pas një kundërshtar më të fortë, me shumë mundësi Hungarinë).

Nuk lejohet asnjë gabim në një ndeshje që duhet luajtur me nerva çeliku dhe tempon e duhur, që në ndeshjen me Anglinë të shkohet me moral dhe pritshmëri të larta. Reja nuk sheh arsye për të eksperimentuar, sikurse theksoi në konferencën për shtyp, do të aktivizojë lojtarët më të mirë dhe më në formë. Lojtarët kuqezi kanë pasur minutat e nevojshme në skuadrat respektive, madje shumë prej tyre kanë qenë protagonistë absolutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat