Suarez mund të kthehet te Liverpooli, këto janë detajet

Futboll

Suarez mund të kthehet te Liverpooli, këto janë detajet

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:30
Suarez mund të kthehet te Liverpooli, këto janë detajet

Klubi anglez, Liverpooli po lidhet me një ribashkim befasues me ish-sulmuesin e tyre, Luis Suarez, i cili tani po bën karrierë te Atletico Madridi.

Reds thuhet se janë në kërkim të një golashënuesi të dëshmuar dhe ish-ylli i tyre, Suarez duket i aftë për të plotësuar atë rol.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, Liverpooli është vendosur të bëjë një ofertë për Suarezin te Atletico.

Më herët në karrierën e tij, Suarez shënoi 69 gola në Ligën Premier në vetëm katër sezone me Reds.

Nëse Mohamed Salah do të largohej nga Reds apo edhe Firmino, uruguaiani do të ishte zëvendësimi i madh.

34-vjeçari ka mbetur efektiv në këtë sezon, duke shënuar 19 herë në La Liga dhe duke mbetur njëri nga sulmuesit më në formë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat