Ronaldo i vendos kushte Juves

Futboll

Ronaldo i vendos kushte Juves

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:47
Ronaldo i vendos kushte Juves

Pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve, aventura e Kristiano Ronaldos tek Juventusi duket drejt përfundimit, por mediat në Italia kanë aluduar për disa kushte që CR7 i ka vendosur bardhezinjëve në rast se dëshirojnë që ta mbajnë në ekip.

Portugezi erdhi me ambicie të mëdha në Itali me synimin për të fituar Champions-in, por jo çdo gjë shkoj sipas planit.

Sulmuesit 36-vjeçar i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, dhe sipas zërave Ronaldo i ka kërkuar Juves dy lojtarë që mendon se mund të sjellin suksesin tek bardhezinjtë, ish-shokun e ekipit tek Real Madridi, Karim Benzeman ose një sulmues të ngjashëm me karakteristikat e Benzemas dhe një “playmaker” të klasit botëror që ta ndihmojë portugezin me sa më shumë asistime.
Palët mund të gjejnë një marrëveshje, me “Zonjë e Vjetër” e cila mund të bëjë dhe një përpjekje të fundit për hir të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat