Rossi optimist

Futboll

Rossi optimist

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:12
Rossi optimist

Valentino Rossi do të nisë në moshën 42-vjeçarin sezonin e radhës në MotoGP, i pari me motorin Yamaha Petronas. Një aventurë e re për ikonën e MotoGP, që kërkon të lërë ende gjurmë në këtë sport.

Piloti italian, në prag të garës së parë që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Losail, shprehet: “Pas testeve të zhvilluara në Katar ndihesha i fortë dhe motori ishte mjaft i balancuar. Arrita të bëj xhiron më të shpejtë të karrierës time në këtë pistë dhe ky është një ogur i mirë”.

“Mendoj se ky do të jetë një sezon shumë i fortë, pasi ka shumë pilotë pretendentë, por mes tyre jemi edhe në dy pilotët e Yamaha Petronas.

Ndjej se kemi një ritëm gare të mirë dhe uroj tgë jemi gati për startin e sezonit. Jam entuziast dhge mendoj se mund të befasojmë”, tha Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat