Lukaku pa frena

Futboll

Lukaku pa frena

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:13
Lukaku pa frena

Për shumë, ai nuk është ende golashënuesi më i mirë, për shkak të disa shanseve të pakta, që nuk i shfrytëzon para portës. Realiteti i fakteve, megjithatë, është tjetër. Shkatërrues me fanellën e Interit, ndër bomberat zikaltër më të mirë në histori për mesataren e golave. Edhe me Belgjikën, ish-sulmuesi i Manchester United nuk po bën shaka. Në të vërtetë, Romelu Lukaku bën vërtet shumë.

Në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2022, të fituar nga Belgjika ndaj Uellsit, Lukaku realizoi për rezulatitin final 3-1, duke iu treguar të gjithëve se ekipi flaman është mes favoritëve absolutë për të fituar kudo. Po Lukaku? Ai shënoi golin e tij të 58-të në 90 ndeshje për Belgjikën. Sulmuesi mbërriti në shtëpi pothuajse vjedhurazi, pas lejimit të ATS së Milanos, por shënoi edhe një gol me ekipin kombëtar.

Prandaj, të dhënat e tij dhe ato që lidhen me rrjetet mediatike janë përmirësuar, ndër më të mirat në historinë e ekipeve kombëtare të botës. Vetëm lojtarë si Puskas, Romario dhe Batistuta kanë bërë më mirë, në mesin e bomberave të së kaluarës. Nëse flasim për kolegët e tij europianë, akoma në aktivitet, askush nuk e kalon mesataren 0.64 të tij të çmendur.

As Cristiano Ronaldo, me 0.60 gola për ndeshje me kombëtaren, as Lewandowski me mesataren e finalizimit 0.54, nuk arrijnë të paraqiten si Lukaku me ekipin përfaqësues.

Pas belgut janë edhe kampionë të tjerë të kalibrit të Ibrahimovic, me mesatare finalizimi 0.53 gola për ndeshje; apo Edin Dzeko, me 0.52 gola për ndeshje. Në të gjithë botën, në mesin e lojtarëve që vazhdojnë me përfaqësueset e tyre, vetëm Ali Mabkhout (Emiratet e Bashkuara) është më i mirë, me 0.76 gola për ndeshje, dhe Ali Ashfaq nga Maldive, me 0.66 gola për ndeshje.

Lukaku është ende relativisht i ri, gati 28 vjeç, i vendosur për të përmirësuar rezultatin e tij për t’u përpjekur t’i japë fund karrierës në të ardhmen midis shënuesve më të mirë ndonjëherë. Duke vazhduar në këtë mënyrë, midis ndeshjeve kualifikuese, Ligës së Kombeve, Kampionatit Europian dhe Kupës së Botës, nuk duket e pamundur të arrijë edhe 100 gola me kombëtaren. Sigurisht, tani për tani duket utopi, por kush e di në të ardhmen…. Mbi të gjitha, me një mesatare të tillë finalizimi, mjerë ata që bëjnë gjykime të nxituara...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat