Ekrem Veseli - lojtar i Gjeneratës së Republikës: Ja si shpëtuam nëpër rrugica nga milicia serbe 

Futboll

Ekrem Veseli - lojtar i Gjeneratës së Republikës: Ja si shpëtuam nëpër rrugica nga milicia serbe 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:49
Ekrem Veseli

Të jesh sportist në vitet e 90-ta në Republikën e Kosovës, ka qenë sikur të jesh ushtar në uniformë kundër ushtrisë dhe milicisë së pushtuesit serb.

Sportistët shqiptarë kanë përjetuar terror të paparë, shumë prej tyre janë rrahur, arrestuar dhe ka pas prej atyre që edhe u burgosen, vetëm pse po luani në kuadër të Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës.

Ekrem Veseli i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër portierët më të mirë të futbollit, duke mbrojtur me sukses në petkun e Besës nga Peja. 

Image

Veseli si shumë sportistë shqiptarë, përjetoi lloj llojë kërcime nga regjimi serb, saqë tregon një rast, duke ikur nga milicia serbe, kanë hipur në autobus të udhëtarëve me fanella të Besës dhe në shorce. 

Veseli kurrë nuk u dorëzua, por iu kundërvu fuqishëm regjimit serb dhe sot është krenar që dha tërë arsenalin në gjeneratën e sakrificës.

Image

“Diku në vitin 1996 apo 1997 kishim lojë me Ballkanin e Suharekës. 

Në një klasë të shkollës fillore u bëmë gati për lojë tamam me dal për nxehje hynë policia serbe dhe na pyetën: ‘Çka jeni ardhë’! Ajo dihej për çka. Ne ishim të gjithë me uniforma po s’folëm asnjëri.

Mirë thanë ata, ju shkoni, organizatorin e ndeshjes e morën, bash me Ismet Ahmetin e Xhevdet Gashin (Galanin) .

Tre veta mbetem, se lojtarët shpejt e shpejt kanë hipur nëpër kerre, ndërsa në këmbë unë, Jeton Osmanaj dhe Besim Baloku, aty për aty na ka marrë lojtari i Ballkanit Lulzim Kolgeci dhe nëpër disa rrugica na ka çuar deri ne stacion të autobusëve, prej aty kemi ardhur deri në Gjakovë ashtu me uniformë – fanella e shorce, ku i falënderohem kolegut tim Burim Tarës, i cili në at situatë na ka pru deri në Pejë, ku kemi mbërri kah ora 03.00 të mesnatës”, tregon Veseli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Veseli tregon edhe një rast tjetër. “Po me ka ndodhë që dy shokët tanë i kanë marrë me dhunë me luajt në Navi Paza për Buduçnostin e Pejës, edhe pyesin për mu e Bekim Domnikun, po shpejt e shpejt kanë ardhur disa shok me kanë tregu: Ekrem fshehu fshehu diku se kanë me ardh me të marr me mbrojt, po unë mendova dhe shkova e futa dorën në gips pa pas gjë. Kur kanë ardhur në shpi me kombi të policisë dhe me thonë: Je i detyruar me ardhur me mbrojt për ne, unë ju përgjigja e kam dorën e thyem e kështu shpëtova”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat