Nervoz

Futboll

Nervoz

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:27
Deshamp

Rrallëherë shihet një Didië Deshamp nervoz, por pas barazimit të djeshëm me Ukrainën në Paris, të gjithë e panë se një mimikë agresive e trajnerit të Francës ekzistuaka. Dhe për ta përforcuar edhe më shumë zhgënjimin e tij, e treguan edhe fjalë në konferencën për shtyp:

“E kisha paralajmëruar përpara kësaj sfide, se në eliminatoret e Botërorit nuk lejohen gabimet, madje në momentet e vështirësisë duhet ta çmontosh deri në fund kundërshtarin. Dhe ne e bëmë shumë mirë këtë, duke shpërdoruar në fillim, por gjetëm edhe avantazhin me Grizmanin.

Ajo që nuk kuptoj është se si mund të ulësh ritmin pasi je në avantazh dhe e sheh në vështirësi rivalin. Në vend që të dyfishonim rezultatin dhe ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, në fund na u desh që të pësonim dhe të linim dy pikë që i kishim nën kontroll.

E di që me këtë kalendar të ngjeshur ritmi nuk është i lehtë për t’u gjetur dhe për t’u mbajtur për 90 minuta, por nëse nuk ndryshojmë sjellje, rruga drejt Botërorit do të jetë e frikshme edhe për ne që jemi kampionët në fuqi”, tha Deshamp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat