Gati kontrata

Futboll

Gati kontrata

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:10
Gati kontrata

Ole Gunnar Solskjaer mund të shpërblehet me një kontratë të re nga Manchester United.

Norvegjezi po udhëheq “Djajtë e kuq”, që për herë të parë pas shumë vitesh për një moment u panë në garë për titullin kampion.

Drejtuesit e klubit anglez, sikurse raporton “Mirror”, janë gati të nënshkruajnë marrëveshje të re me Solskjaer. Veç kësaj zbulohen edhe detaje të propozimit për trajnerin.

Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, më shumë mundësi me dy vite plus mundësinë për ta zgjatur edhe me një vit.

Sigurisht edhe në aspektin financiar do të jetë me kushte te përmirësuara dhe norvegjezi nga 7.5 milion do të përfitojë 10 milion sterlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat