Deschamps: Duhet ta çmontosh deri në fund kundërshtarin

Futboll

Deschamps: Duhet ta çmontosh deri në fund kundërshtarin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:13
Deschamps: Duhet ta çmontosh deri në fund kundërshtarin

Rrallëherë shihet një Didi Deschamps nervoz, por pas barazimit të djeshëm me Ukrainën në Paris, të gjithë e panë se një mimikë agresive e trajnerit të Francës ekzistuaka.

Dhe për ta përforcuar edhe më shumë zhgënjimin e tij, e treguan edhe fjalë në konferencën për shtyp:

“E kisha paralajmëruar përpara kësaj sfide, se në eliminatoret e Botërorit nuk lejohen gabimet, madje në momentet e vështirësisë duhet ta çmontosh deri në fund kundërshtarin. Dhe ne e bëmë shumë mirë këtë, duke shpërdoruar në fillim, por gjetëm edhe avantazhin me Griezmnanin.

Ajo që nuk kuptoj është se si mund të ulësh ritmin pasi je në avantazh dhe e sheh në vështirësi rivalin.

Në vend që të dyfishonim rezultatin dhe ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, në fund na u desh që të pësonim dhe të linim dy pikë që i kishim nën kontroll”, tha Deschamps.

“E di që me këtë kalendar të ngjeshur ritmi nuk është i lehtë për t’u gjetur dhe për t’u mbajtur për 90 minuta, por nëse nuk ndryshojmë sjellje, rruga drejt Botërorit do të jetë e frikshme edhe për ne që jemi kampionët në fuqi”, theksoi Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat