Zvicra më e mirë se Anglia

Futboll

Zvicra më e mirë se Anglia

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:22
Zvicra më e mirë se Anglia

Kombëtarja U-21 e Zvicrës e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian “Euro 2021”.

“Helvetikët” kanë mposhtur Anglinë në ndeshjen e zhvilluar në “Bonifika” në Koper të Sllovenisë.

Ndeshja e zhvilluar sot ka përfunduar me rezultatin 0:1, me golin e vetëm të shënuar nga Dan Ndoye në minutën e 78-të.

Toni Domgjoni e Andi Zeqiri ishin titullar dhe zhvilluan tërë ndeshjen për Zvicrën, Bastien Toma u zëvendësua në minutën e 85-të, kurse Kastriot Imeri u inkuadrua në minutën e 78-të.

Ndryshe, kjo ishte ndeshja e parë e Evropianit, me Zvicrën që arkëton tre pikët e para në Grupin D, kurse Anglia duhet të pres ndeshjet e radhës për të fituar pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat