Presidenti i La Liga-s, Tebas: Duhet magji për transferimin e Haaland dhe Mbappes

Futboll

Presidenti i La Liga-s, Tebas: Duhet magji për transferimin e Haaland dhe Mbappes

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:34
Erling Haaland dhe Kylian Mbappe

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas nuk është shumë optimist se dyshja Erling Haaland dhe Kylian Mbappe verën e ardhshme do kalojnë në kampionatin spanjoll.

Dy lojtarët janë të lidhur me kalimin te Real Madrid, edhe pse për norvegjezin interesim ka shprehur edhe Barcelona.

I pyetur nga AS, nëse Barcelona dhe Real mund t’i transferojnë dyshen, Tebas tregoi mendimin e tij.

“Si, me ndonjë trik magjie? Barcelona duhet të largojë shumë lojtarë që të sjellë një yll, Madrid nuk është në pozitë gjithashtu”.

“Pos Kombëtareve, të gjithë kanë probleme financiare. Nuk mund të them se Mbappe ose Haaland do vijnë, se Messi do qëndrojë, është e pamundur. Kriza është botërore”.

“Jemi duke provuar të dëshmojnë se logoja e La Liga-s është mbi lojtarët edhe klubet. Do të doja të kisha Messin, Guardiolan, Klopp, Haaland, Mbappe, por nuk është e mundur”, tha ai.

Pritet të shihet gjatë verës nëse do realizohet ndonjë transferim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat