Kimmich: Ai kurrë nuk ishte më i madhi, por luajti me vizion

Futboll

Kimmich: Ai kurrë nuk ishte më i madhi, por luajti me vizion

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:46
Kimmich: Ai kurrë nuk ishte më i madhi, por luajti me vizion

Joshua Kimmich i Bayern Munich ka pranuar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët, me të cilët do të donte më shumë të luante në rang klubi, ndërsa zbuloi se ikona e Barcelonës, Xavi, ka pasur ndikimin më të madh gjatë rritjes së tij si futbollist. Si fitues i Ligës së Kampionëve dhe Botërorit për Klube me Bayernin, Kimmich ka një përvojë të pasur dhe mund të mburret, duke luajtur së bashku me lojtarin më të mirë aktual të FIFA-s, Robert Lewandowski.

Vetëm 26 vjeç, mesfushori i gjithanshëm ka ende shumë vite në karrierën e tij. I pyetur nga “Bild” se me kë do të donte më shumë të luante, Kimmich tha: “Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Për mua është kaq mbresëlënëse, pothuajse e pabesueshme, se si e kanë mbajtur këtë nivel për mbi 15 vite. Do të doja të shihja se çfarë bëjnë ato çdo ditë”. Duke e filluar si mbrojtës i djathtë te Bayerni, Kimmich shpesh krahasohet me ish-kapitenin e klubit, Philipp Lahm, madje emërohet si pasardhësi i tij.

Ashtu si Lahm, megjithatë, ai ka kaluar në një rol qendror në mesfushë, ndërsa karriera ka përparuar. Përpjekja për të kopjuar karakteristikat e një legjende të Barcelonës si Xavi Hernandez, pa dyshim që e përgatiti atë mirë për detyrën e vështirë si “motor” i mesfushës bavareze: “Modeli im ishte gjithmonë Xavi Hernandez te Barcelona.

Ai kurrë nuk ishte më i madhi, por luajti me vizion, teknikë dhe pasime të shkëlqyera, duke i orientuar gjithnjë të tjerët në lojë. Xavi më bëri përshtypje dhe kështu doja të luaja. Unë e njoha atë gjatë një kampi trajnues në Doha dhe ishte një moment vërtet i këndshëm!."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat