Kush e kërkon Loewin?

Futboll

Kush e kërkon Loewin?

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:27
Kush e kërkon Loewin?

Drejtuesit e skuadrës nga Turqia, Fenerbahçe po e dëshirojnë për trajner Joachim Loewin, i cili aktualisht është përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë.

“Bild” ka raportuar të enjten se te Fenerbahçe janë të bindur se mund ta bindin Loewin për ta marrë drejtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Loew ka bërë të ditur se do të largohet nga Gjermania pas përfundimit të Kampionatit Evropian dhe te Fenerbahçe po besojnë se trajneri gjerman është i gatshëm të punoj në nivel klubesh.

Në fakt, Loew ka qenë trajner i skuadrës turke por në edicionin 1998/99 kurse në krye të Gjermanisë është prej vitit 2006..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat