Andorra-Shqipëria, ja formacionet zyrtare

Futboll

Andorra-Shqipëria, ja formacionet zyrtare

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:31
Andorra-Shqipëria, ja formacionet zyrtare

Shqipëria nis sot aventurën për në “Katar “2022” në 20:45, duke sfiduar Andorrën. Edi Reja, në konferencën e djeshme, mohoi eksperimentet dhe tha se do të hedhë në fushë lojtarët te të cilët ka më shumë besim se kanë mentalitetin e duhur për një ndeshje si kjo. Dhe kështu ndodhi!

Trajneri i besoi modulit tradicional 3-5-2, duke konfirmuar formacionin e publikuar nga “Panorama Sport”. Që nis me kapitenin Etrit Berisha në kuadrat.

Mbrojtja do të formohet nga Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të mbështetur nga Lenjani dhe Hysaj nga krahët, teksa Gjasula, Bare dhe Memushaj do të formojnë treshen e mesit të fushës. Sulmi përbëhet nga dyshja Cikalleshi-Manaj.

ANDORRË: Gomes; Llovera, Vales, San Nikolas, Rubio; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez

SHQIPËRI: Berisha; Gjimshiti, Kumbulla, Ismalji, Lenjani, Hysaj; Gjasula, Bare, Memushaj; Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat