Lenjani autor i golit të fitores për Shqipërinë: Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Futboll

Lenjani autor i golit të fitores për Shqipërinë: Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:04
Lenjani autor i golit të fitores për Shqipërinë: Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Ermir Lenjani shënoi golin e vetëm për Shqipërinë ndaj Andorrës. Pas ndeshjes, Lenjani për mikrofonat e “Supersport” u shpreh:

“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren.

Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë.

Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj.”, tha Lenjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat