Lojtari i Shqipërisë: Presim ndeshjen me Anglinë

Futboll

Lojtari i Shqipërisë: Presim ndeshjen me Anglinë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:16
Lojtari i Shqipërisë: Presim ndeshjen me Anglinë

Shqipëria e nisi me këmbën e mbarë eliminatoret e Botërorit, teksa mposhti 0-1 Andorrën. Pas ndeshjes, foli mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, i cili për “Supersport”, u shpreh:

“Më të rëndësishme janë 3 pikët.

Fitorja ishte e vështirë, pasi edhe fusha nuk është në nivelet e duhura. Ata janë një ekip agresiv, që mbyllen mirë mbrapa. Luanin me 6 mbrojtës.

Jam i lumtur për fitoren, pasi në një fushë të tillë, nuk mund të luash futboll. E filluam me këmbën e mbarë. Këtë kemi diskutuar gjithmonë. Ia arritëm qëllimin dhe presim ndeshjen me Anglinë. Ishte ndeshje e vështirë, sepse ata nuk të linin të luanim. I kishim 1 kundër 1 gjithë kohën. Mënyra më e mirë, ishte të zhvendosesha në krahë për të marrë topin.

Diskutim në dhomat e zhveshjes? Luajtëm vertikal, siç na tha edhe trajneri. Nuk është shumë e thjeshtë me këto ekipe, sepse fusha është sintetike dhe shumë e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat