Krasniqi: Jemi kthyer në mënyrën më të mirë

Futboll

Krasniqi: Jemi kthyer në mënyrën më të mirë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:54
Krasniqi: Jemi kthyer në mënyrën më të mirë

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Ramiz Krasniqi mendon se Kombëtarja e Kosovës ka bërë një ndeshje shumë të mirë në duel me Lituaninë.

“Dardanët’ të mërkurën ‘shkelën’ Lituaninë, me rezultat 4-0, në miqësoren e luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

Krasniqi për (RTK), tha së skuadra ‘dardane’ bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj skuadrës lituaneze.

Sipas tij, kjo fitore është një motiv i madh për ballafaqimin me Suedinë.

“Mendoj se ka qenë një ndeshje pozitive. Pas shumë ndeshjeve dhe peripecive dhe periudhës shumë të vështirë, këtë vit jemi kthyer në mënyrën më të mirë, pavarësisht kundërshtarit”, ka thënë Krasniqi.

“Kjo është një shtytje dhe një motiv për ndeshjet e ardhshme. Por ajo që është pozitive është së nuk kemi marr asnjë gol. Gradualisht po konsolidohemi dhe se në këtë ndeshje repartet kanë funksionuar mjaft mirë, hiq gabimet individuale, por që duhet sa më shpejtë të eliminohen”, theksoi tekniku prishtinas.

Kujtojmë së Kosova të dielën mbrëma sfidon Suedinë e Zlatan Ibrahimoviqit në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2020’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat