Del Piero, 'mbreti' i tri makinave

Futboll

Del Piero, 'mbreti' i tri makinave

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:50
Del Piero, 'mbreti' i tri makinave

Alex Del Piero, së fundi ka postuar disa fotografi në rrrjetet e tij sociale, që e portretizojnë atë së bashku me makina me të vërtetë të rëndësishme: një “Porsche 911 Carrera”, një “Cayenne” dhe një “Porsche 718 Boxster”.

Ish-kapiteni dhe numri 10 i Juventusit, në fakt duket se ka filluar një bashkëpunim të ri me kompaninë në Stuttgart, si anëtar i “Porsche Drive”. Një program i krijuar nga “Porsche për t’iu ofruar klientëve të vet një gamë të gjerë makinash me pajtim mujor.


Padyshim, shumë mesazhe nga fansat do t’i mbërrinin ish-sulmuesit të shquar.

“Unë jam duke u argëtuar shumë… Kam marrë një 911 për pjesën e parë, një Cayenne për pjesën e dytë dhe një 718 për kohën shtesë!” Kështu, ish-numri 10 bardhezi, në profilin e tij në Instagram, donte të komentonte fotot pranë “Porsche 911” të bardhë.

Një veturë që është e aftë të gjenerojë 385 kf, për një shpejtësi maksimale prej 289 km/h dhe përshpejtim nga 0-100 në 4.4 sekonda.

Me pak fjalë, një xhevahir me linja të buta dhe në të njëjtën kohë të fuqishme. Pak si trajektoret që kapiteni i paharrueshëm i Juventus i jepte topit kur e godiste drejt rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat