Federata Angleze e Futbollit me sanksione të rënda

Futboll

Federata Angleze e Futbollit me sanksione të rënda

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:57
Federata Angleze e Futbollit me sanksione të rënda

Koronavirusi ka ndryshuar shumë nga zakonet tona, sidomos ato të lidhura me përditshmërinë. Futbolli nuk mund të bënte përjashtim, madje as në atdheun që njihet si shpikësi i këtij sporti, sidomos në një kohë kur në Angli shënohen mesatarisht çdo ditë mbi 5 mijë të prekur nga COVID-19. Pikërisht për të ulur mundësinë e infektimit, Federata angleze ka vendosur që të mos lejojë shkëmbimin fanellave.

Për më tepër, çdo futbollisti që do të shkelë rregullin në fjalë do të sanksionohet me një gjobë që kap vlerën 5 mijë paund.

Në raste sporadike, diçka e tillë mbase nuk do të konsiderohej si problem për arkat e një klubi të Premier Ligës, por nëse konsiderojmë faktin se 11 lojtarë mund të shkëmbejnë fanellat me rivalët, atëherë shpenzimi për skuadrën do të kapte 55 mijë paund, e nëse rasti do të përsëritej në disa ndeshje atëherë “dëmi” ekonomik pa dyshim do të ishte i një shkalle të lartë.

Në kushte pandemie, kur edhe arkat e klubeve lëngojnë, askush nuk kërkon të preket nga gjoba të cilat mund të shmangen. Në këtë situatë, edhe Federata Angleze, pasi ka marrë këtë nismë, lejon edhe “lehtësime”.

E thënë ndryshe, gjoba e një lojtari mund të mbulohet nga klubi, por edhe nga ai vetë në rast se drejtuesit vendosin që t’ia “shkarkojnë” atij peshën e sanksionit. Sipas “Daily Mail”, një nga klubet angleze, të cilës i ruhet anonimati, i ka kërkuar të federuarve të saj që të marrin përsipër përgjegjësitë, por sidomos gjobën në rast se vendosin të këmbejnë fanellën e tyre me atë të një rivali kundërshtar.

Ndoshta frika nga Koronavirusi nuk po i tremb më futbollistët në Angli, ndaj Federata ka vendosur të provojë rrugën e gjobave me shpresën që të paktën këta profesionistë të shumëpaguar, të jenë disi më të ndërgjegjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat