Veretout qëndron te Roma!

Futboll

Veretout qëndron te Roma!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:17
Veretout qëndron te Roma!

Menaxheri i Jordan Veretout, Mario Giuffredi i jep fund dyshimeve për të ardhmen e mesfushorit të Romës, i cili kërkohet nga Napoli.

Gjatë një interviste për mediat, Giuffredi sqaroi se e ardhmja e ardhmja e 28-vjeçarit do të vazhdojë të jetë te verdhekuqtë.

Ai pohoi se francezi ndihet shumë mirë në kryeqytet dhe se nuk e mendon largimin nga skuadra e drejtuar nga Fonseca.

Giuffredi deklaroi se me rifillimin e kampionatit, i cili është ndërprerë për shkak të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022, Veretout do të jetë në dispozicion të skuadrës për të rinisur aventurën me verdhekuqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat