Skënder Gega flet për lojtarët e Kosovës: Vetëm nga emri i kupton që janë shqiptar

Futboll

Skënder Gega flet për lojtarët e Kosovës: Vetëm nga emri i kupton që janë shqiptar

Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:25
Skënder Gega flet për lojtarët e Kosovës: Vetëm nga emri i kupton që janë shqiptar

Kosova arriti të mposhtë Lituaninë me rezultatin 4-0. Zeneli, Muriqi dhe Halimi shkatërruan kundërshtarin e tyre, për të çuar një sinjal tek Kombëtaret e tjera të grupit B. Edhe pse për disa analistë në Kosovë, faktori kryesor i kësaj fitore ishte forma e dobët e rivalit, trajneri shqiptar Skënder Gega ia jep meritën totalisht përfaqësueses dardane.

I ftuar në platformën “Supersport”, Skënder Gega vlerësoi 11-shen kryesore të Challandes që sipas tij do ta kishin mundur Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve nëse do të luanin lojtarët më të mirë.

?“Kosova ka një fizionomi të përcaktuar të lojës. Shihni mënyrën sesi kombinojnë me njëri-tjetrin. Nëse Kosova do të kishte edhe lojtarët më të mirë që e dërguan deri në “Play-Off” të Europianit, të jeni 100% të sigurt se do ta kishte mundur Maqedoninë.

Maqedonia nuk do të kishte asnjë shans me Kosovën, nuk do të bënte asnjë goditje në portë dot. Madje edhe me mungesat e Kosovës ka fituar “zvarrë”. Unë i kam pasur vetë disa futbollistë të Kosovës te U-21 i Shqipërisë. Shoh shumë transformim nga ana e tyre. Mentaliteti sesi luajnë futboll që është kryesori, vetëm nga emri i dallon që janë shqiptar”- u shpreh Gega..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat