Dënohet rëndë klubi i Vedat Muriqit

Futboll

Dënohet rëndë klubi i Vedat Muriqit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:26
Dënohet rëndë klubi i Vedat Muriqit

Gjykatës Federale ka vendosur të dënojë klubin e Lazios për shkak të mashtrimit me tamponë të Covid 19, transmeton Insporti.

Lazio është dënuar me 200 mijë euro, presidenti Lotito është ndaluar të ushtrojë funksionin e tij për 13 muaj, teksa me 16 muaj janë dënuar dy doktorët Ivo Pulcini dhe Fabio Rodia.

Lazio, Lotito, Pulcini dhe Rodia ishin raportuar se nuk kishin bërë të ditur për autoritetet kompetente pozitivitetin ndaj tamponëve të UEFA-s prej 8 lojtarësh me rastin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve me Bruges (28 tetor 2020) dhe Zenit Shën Petersburg (4 Nëntor 2020), për dështimin për të komunikuar në ASL dhe për izolimin e 3 lojtarëve të tjerë pozitivë për UEFAa (Immobile, Leiva dhe Strakosha) para ndeshjes kundër Torinos (1 nëntor) dhe për përfshirjen në listën e një lojtar pozitiv (Djavan Anderson) në ndeshjen kundër Juventusit (8 nëntor 2020).

Vendimi i shkallës së parë të gjykatës federale sigurisht do të pasohet nga verdikti i shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit Sportiv dhe verdikti i shkallës së tretë në Kolegjin e Garancisë Coni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat