Ibrahimovic i ‘etur’ për të shënuar ndaj Kosovës, mund të thyejë një rekord historik

Futboll

Ibrahimovic i ‘etur’ për të shënuar ndaj Kosovës, mund të thyejë një rekord historik

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:13
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të thyejë rekordin e golashënuesit më të vjetër në histori të Suedisë, duke thyer rekordin e Gunnar Gren, që shënoi në moshën 37 vjeçare.

Kombëtarja e Kosovës e pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e parë kualifikuese te vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Sulmuesi 39 vjeçar veçse është golashënuesi më i mirë në histori të Suedisë, duke shënuar kështu 62 gola në 116 ndeshje.

Ai është rikthyer pas pesë vitesh në kombëtare dhe është i ‘etur’ për të shënuar përsëri.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë do të luhet të dielën, më 28 mars, me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat