Hoeness e zbulon: Bayern provoi të nënshkruante me Ibran

Futboll

Hoeness e zbulon: Bayern provoi të nënshkruante me Ibran

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:09
Zlatan Ibrahimovic

Kthimi me përfaqësuesen suedeze bëri bujë në botën e futbollit. Pas pesë vitesh mungesë, Zlatan Ibrahimovic provoi edhe një herë kënaqësinë e të luajturit me kombëtaret.

Pasues vendimtar në golin e Claesson që i dha fitoren Suedisë kundër Gjeorgjisë, Ibra u bë menjëherë protagonist me përfaqësuesen skandinave.

Ish presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness foli në kthimin e Ibra të enjten në mbrëmje. Në të njëjtën kohë, ish-drejtuesi pranoi se Bayern ishte përpjekur të transferonte futbollistin e Milanit në skuadër.

"Ai është një lojtar i shkëlqyer, por kërkesat e tij për pagë ishin “hyjnore”. Ne ishim të interesuar një herë, por nuk shkuam deri në fund, ” tha Hoeness në një intervistë për RTL Gjermani.

Ai nuk specifikoi kur kishin ndodhur bisedimet midis dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat