Liverpool duket se është më përpara Milanos

Futboll

Liverpool duket se është më përpara Milanos

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:58
Liverpool duket se është më përpara Milanos

Liverpool duket se është më përpara Milanos dhe Juventusit në garën për të nënshkruar me sulmuesin e PSV-së, Donyell Malen këtë verë.

Sulmuesi holandez është nën shënjestrën e kampionëve në fuqi të Premier League dhe shuma e kërkuar për holandezin është afro 30 milion euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Liverpool po përballet me shumë konkurrencë për nënshkrimin e Malen, por klubi nga Merseyside duket se janë favoritët për ta transferuar këtë verë.

Performancat e treguara në Europa League kanë bërë që një numër klubesh të interesohen për sulmuesin, gjë që mund të shkaktojë një luftë ofertash këtë verë.

Ndërsa Malen ka disa pretendentë të mundshëm, besohet se “Reds” janë në pozicion më të mirë për ta transferuar atë, me Jurgen Klopp duke monitoruar progresin e lojtarit gjatë muajve të fundit.

Që nga largimi nga Arsenali në 2017, Malen ka shënuar 51 gola në 110 paraqitje për PSV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat