Dikur luante kundër Prishtinës, ndahet me të dashurën 25 vite më e re se ai, ja problemi i madh

Futboll

Dikur luante kundër Prishtinës, ndahet me të dashurën 25 vite më e re se ai, ja problemi i madh

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:39
Shuker dhe ish e dashura e tij

Davor Shukerin e njohin që të gjitha moshat e gjeneratës së vjetër apo të mesme, si një futbollist i spikatur, që një kohë ka luajtur me sukses në Osijek, pasta shtegtoi në Dinamo të Zagrebit dhe e kishte bashkëlojtar Kujtim Shalën. 

Shukeri ka luajtur edhe në klubet e mëdha evropiane. Ai ka probleme të jetës private. 

Duhet theksuar se në vitet e 1986-1987-1988 ka luajtur me Osijekun kundër Prishtinës. 

Legjenda e futbollit kroat, ka mbetur përsëri beqar.

Sipas mediave kroate, lidhja mes tij dhe modeles e këngëtares 28-vjeçare, Kristina Bralo, ka marrë fund.

Mirëpo, çifti duket se nuk janë ndarë në paqe, pasi që tani ka lindur një problem tjetër.

Edhe pse thuhet se Kristina e la ish-futbollistin kroat, ajo nuk po gjen forcën t’ia kthejë makinën e tipit “Mercedes” që kap vlerën prej 80 mijë eurove, i cili ka një regjistrim të personalizuar, të përbërë nga inicialet e saj dhe data e lindjes.

Ndryshe, Presidenti i Federatës Kroate të Futbollit dhe Kristina Bralo kishin filluar lidhjen në fundin e vitit të kaluar, ani pse dallimi në moshë mes tyre është 25 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat