Lajm i mirë për Kosovën, Suedia do të jetë pa Ekdal të dielën

Futboll

Lajm i mirë për Kosovën, Suedia do të jetë pa Ekdal të dielën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:24
Albin Ekdal

Pavarësisht se Kombëtarja e Suedisë siguroi fitore kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e parë kualifikuese për në “Katar 2022”, tani është konfirmuar se për Suedinë do të mungoj njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, mesfushori i Sampdorias Albin Ekdal pësoi lëndim vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në lojë, në minutën e 68’.

Ekdal është larguar nga kampi i përfaqësueses suedeze, për të vazhduar trajtimin e tij mjekësor në Itali, dhe është konfirmuar se nuk do të paraqitet të dielën kundër Kombëtares së Kosovës.

Kosova e fillon rrugëtimin për në Botërorin “Katar 2022” të dielën, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat