Haki Bllacaku - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës, tregon një problem me milicisë serbe

Futboll

Haki Bllacaku - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës, tregon një problem me milicisë serbe

Nga: K.G. Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:50
Haki Bllacaku - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës, tregon një problem me milicisë serbe

Futbollistët dhanë kontribut të madh në vitet e 90-ta, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës në fusha të improvizuar dhe në anën tjetër ishin vazhdimisht të kërcënuar nga regjimi serb.

Haki Bllacaku i takon Gjeneratës së Republikës, përveç si futbollist, ai është angazhuar edhe si trajner me grupmoshat e reja. 
Në vitet e 90-ta, ai u paraqit për Besëlidhjen e Prishtinës, duke vazhduar me Kosovën e Prishtinës deri vitin  1994. 

“Kam filluar si trajner i grup-moshave të reja prej vitit 1992 gjer me tani. Kam luajtur edhe për Traktorin e Barilevës që nga viti 1994 deri pas luftës”, tregon Bllacaku për gazetën  kombëtare “Bota sot”. 

Ai si shumë sportist tjerë ishte halë në sy për regjimin serb. Bllacaku tregon edhe presionin që ka pasur nga milicia serbe. 

“Ka qenë ndeshja mes Traktorit dhe KF Barilevës, fati ishte se ditëm mu gjet ngase dy ekipet ishin të njëjtit fshat, u dashtë t’i gënjejmë milicinë serbe, se jemi duke luajtur dy agjencionet turistike mes vete, Barileva turist dhe ‘Edona’.

Ky ishte viti 1996”, tha Bllacaku. 

“Bile isha së bashku me Muharrem Zogianin dhe Bajram Krasniqin edhe ato me veshje civile kanë referuar”, tregon Bllacaku për ato sfida të mëdha. Ai është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës dhe iu kundërvu regjimit serb, për të mbajtur gjallë sportin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat