La Kosovën për Shqipërinë

Futboll

La Kosovën për Shqipërinë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:00
La Kosovën për Shqipërinë

Në kuadër të grumbullimit 10 ditor të Kombëtares Shpresa, ditën e sotme në konferencë para mediave ka folur, Hajdin Salihu, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit. Para mediave, mbrojtësi i talentuar është shfaqure i lumtur që është pjesë e kuqezinjve, teksa është shprehur se është pritur mirë në Kombëtaren U-21.

Kujtojmë se në të kaluarën lojtari ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Kosovës.

Ftesa nga Kombëtarja- “Ftesën e Kombëtares shqiptare e kam pritur shumë emocionalisht. Është kënaqësi të jesh pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Për mua është nder dhe krenari të vesh fanellën kuqezi. Besoj se çdo futbollist shqiptar e ka ëndërr të vëshë fanellën shqiptare.”

Niveli i grupit- “Është një grup i mirë, djemtë më kanë pritur mjaft mirë. Jemi duke punuar dhe besoj se do i arrijmë objektivat së shpejti.

Niveli i skuadrës është shumë i mirë. Djemtë janë lojtarë të mirë dhe të talentuar dhe besoj se do kemi rezultate shumë të mira.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat