Vllaznia e zhytur në borxhe

Futboll

Vllaznia e zhytur në borxhe

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:01
Vllaznia e zhytur në borxhe

Mosmiratimi i një fondi shtesë për të shlyer borxhët e akumuluara në vite nga buxhetet e keqpërdorura që kanë çuar në mospagesën e tatimeve, do të bllokojë procesin e licencimit në Europë të Vllaznisë, Klubi shkodran, në gjendjen aktuale, pa paguar një pjesë të këtij borxhi dhe gjetur një marrëveshje me Drejtorinë e Tatimeve, nuk mund të licencohet nga FSHF sipas kritereve të Fair Play Financiar që caktojnë ndërkombëtaret edhe nëse shpallet kampion në këtë edicion.

Por në këtë mes, një ndihmë e madhe shkodranëve mund t’u vijë pikërisht nga UEFA.

Kjo e fundit, prej disa ditësh ka filluar diskutimin me Parlamantin Europian se si të ndryshojë sistemin e FPF, pasi nuk është më i përballueshëm dhe me krizën e shkaktuar nga pandemia, për klubet do të jetë shumë e vështirë që të përballojnë kërkesat.

UEFA edhe vitin e kaluar vendosi që të bënte përjashtime, duke parë situatën që krijoi pandemia me boshatisjen e stadiumeve, pasi klubet e mëdha morën goditje të rënda ekonomike dhe askush nuk e mbylli vitin me bilanc pozitiv financiar. Kështu, po mendohet që edhe në këtë sezon, Fair Play Financiar të “ngrihet” për të gjithë, në pritje të një rregulloreje të re që do të hyjë në zbatim që nga viti i ardhshëm.

Në këtë mënyrë, do t’i jepet mundësi klubeve që të regjistrohen në Europë, pasi përndryshe rrezikohet që të gjymtohen të gjitha turnetë që organizon UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat