Kjo është skuadra që Cima ka luajtur më së gjati

Futboll

Kjo është skuadra që Cima ka luajtur më së gjati

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:31
Kjo është skuadra që Cima ka luajtur më së gjati

Iku ku edhe një yll humori e futbolli! 

Një biografi e shkurtër nga jeta, veprimtaria artistike edhe karriera futbollistike. Në librin “Antologji e futbollistëve shqiptarë nga Kosova (1916-2016)”, autor Enver Halili. 

“I lindur më 13 korrik 1949, në fshatin Llapushnik, Komuna e Drenasit.

Image

Deri në moshën 9 vjeçare ka jetuar në fshatin Vukovc, dhe është shkolluar në Komoran.

Pas përfundoi filloren regjistroi e përfundoi shkollën e mesme të teknikës, dega ndërtimtari, e përfundoi shkollën e mesme, me dëshirën e babait regjistrohet në Fakultetin e Ndërtimtarisë, por ishte edhe futbollist njëkohësisht, dyjat nuk shkonin, dhe z.Rasim, apo Cima si e quajnë, u dashtë të konkurroj në Fakultetin e Kulturës  Fizike, pa e ditur babai i tij, dhe e përfundoi me sukses Fakultetin e Kulturës Fizike, babai i tij mendonte se djali i tij është bërë Inxhinier i Ndërtimtarisë, kur i tregoi se ëso bërë » Inxhinier i Fizkulturës » babai ja ktheu «  Inxhienier i Dreqit » je bërë !

Gjatë viteve 1980-1998, ishte mësimdhënës dhe në të njejtën kohë luante edhe futboll aktiv.

Në ndërkohë merrej edhe me humor një kohë si Trio i humoristëve
« Treshi Përsheshi » Me z.Sevdail Rodogoshin-Qumilin, dhe z.Ibrahim Krajkova -Lecin, kuptohet pas karrierës futbollistike.
z.Rasimi është i martuar  me z.Shukrije, janë prind të 3-fëmijëve. 

Vajzë Adelina Thaçi, e cila ka përfunduar Akademinë e Solo-këndimit, djemtë Burimi e Artani, ku Burimi, ka përfunduar studimet në Tetovë në Univerzitetin e «  Shtit » Shkencat Kompjuterike, ndërsa Artani ka përfunduar magjistraturën në Drejtimin e Menaxhmentit dhe informatikës, poashtu edhe Artani ishte futbollist shumë i mirë, por shkaku i lëndimeve braktisi futbollin z. Rasim është gjyshë i 5 mbesave e nipave.

Karrierën futbollistike z.Rasimi e ka filluar në KF » Prishtina «  nga Prishtina në të gjitha kategoritë deri në senior, pastaj kalon në KF «Flamurtari » nga Prishtina ku ishte golashënuesi më i mirë, trajneri i tij i parë ishte z. Aca Millaqiq, po ashtu ka mbrojtur edhe ngjyrat e KF « Vëllaznimit » nga Gjakova, vetëm 6 muaj, për tu rikthyer  në KF «  Prishtina » nga Prishtina, ku luan plot 4 vite rresht.

Sukseset më të mëdha të z. Rasim-Cimës në karrierën futbollistike i kishte në KF «  Flamurtar » ku ishte  golashënuesi më i mirë, dhe ishte pjesë e KF « Flamurtarit » për  10 vite z. Rasimi, ishte edhe Futbollist i Reprezentacionit të Kosovës, në atë kohë.

Pozita që ka luajtur Cima dhe ju ka përshtatur pozita ishte pozita e sulmuesit të krahut të djathtë apo si quhej në atë kohë alo e djathtë, e në fanellë ka bartur numrin 7 Rasim Thaçi -Cima ka jetuar në Prishtinë”, ka shkruar Halili në librin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat