Kampi në fund të muajit prill

Futboll

Kampi në fund të muajit prill

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:57
Kampi në fund të muajit prill

Nga 29 prilli dhe deri me 2 maj, do të organizohet një kampi ku të drejtë për t’u paraqitur kanë fëmijë të moshës prej 8 deri më 21 vjeç, ky do të zhvillohet në stadiumin e futbollit në Hasanbeg të Shkupit.

Përmes testimeve katërditore talentët që do të mbikëqyren nga trajnerët profesionistë të cilët do t’i përzgjedhin më të mirët me mundësinë për t’u provuar edhe në Gjermani.

Trajnerë të cilët do ta drejtojnë këtë kamp do të jenë Maik Kaszemeikat i “Sons of Soccer”, Markus Mühling dhe Liridon Mirena nga qendra sportive trajnuese AFF nga Kosova.

Të gjitha provat e ushtrimeve do të xhirohen dhe do të përdoren vetëm për prezantim në klube gjermane.
Kampi organizohet nga shkolla gjermane “Sons of Soccer” e cila disa herë ka organizuar kampe te suksesshme edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat