Luis Enrique flet pas barazimit me Greqinë

Futboll

Luis Enrique flet pas barazimit me Greqinë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 06:38
Luis Enrique

Spanja e nisi me një gjysmëhapi fals fazën eliminatore të Botërorit të Katarit. “La Furia Roja” u ndal në një barazim 1-1 përballë Greqisë në Granada. Trajneri Luis Enrique natyrshëm nuk u shfaq i lumtur duke evidentuar problemet në këtë ndeshje të pare.

“Sigurisht nuk është rezultati që ne prisnim dhe pretendonim. Nuk krijuam aq shumë shanse, dhe nuk u treguam shumë të saktë në ato raste që patëm, megithatë mendoj se në tërësi skuadra zhvilloi një paraqitje të mirë dhe çdo kërkesë që pata ndaj tyre ata e respektuan. Duhet që të jemi më të qartë përpara portës, sidomos kundër skuadrave që na mbyllen shumë prapa.”

Çfarë i mungoi kryesisht Spanjës në sfidën ndaj Greqisë?! Tekniku e ka një përgjigje. “Kur kundërshtari është i mbledhur në mbrojtje, duhet frymëzin, duhet të ndërtosh diçka nga asgjëja, kjo besoj na mungoi në këtë ndeshje, në këtë pikëpamje nuk shfaqëm nivelin tonë të zakonshëm, tashmë e kemi ne në dorë të përmirësohemi dhe të gjejmë një zgjidhje në situata të tilla.”

Spanja që ndodhet në të njëjtin grup me Kosovën do të zbresë sërish në fushë më 28 mars kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat