Klopp nuk heq dorë nga Wijnaldum

Futboll

Klopp nuk heq dorë nga Wijnaldum

Më: 27 mars 2021 Në ora: 08:24
Klopp dhe Wijnaldum

Jurgen Klopp nuk është i gatshëm që të lejojë largimin e Georginio Wijnaldumit në këtë verë.

Mesfushori holandez nuk po rinovon kontratën dhe në fund të këtij edicioni është i lirë që të largohet nga Anfield Road.

Sipas asaj që raporton 90min, lojtari nuk ka shprehur interesim për vazhdimin e marrëveshjes, mirëpo Klopp nuk mendon kështu.

Trajneri gjerman ka kërkuar nga bordi i Liverpoolit që të bindin atë që të qëndrojë në skuadër.

Wijnaldum po kërkohet nga Ronald Koeman te Barcelona dhe është i gatshëm që të transferohet në Camp Nou.

Klopp raportohet se i ka premtuar atij më shumë minuta, vetëm që të qëndrojë te Liverpooli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat