Shpërthen Di Marzio

Futboll

Shpërthen Di Marzio

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:02
Shpërthen Di Marzio

“Napoli la disa pikë rrugës, por më pas i kompensoi ato në Milano dhe Romë. Futbolli është i tillë. Unë nuk do të bëja llogaritje, sepse Napoli kurrë nuk e ka pasur mundësinë për të luajtur me grupin e plotë në këtë sezon”. Gianni Di Marzio, trajner dhe menaxher, foli për mikrofonat e “Radio Marte”:

“Gattuso e gjeti veten në kushte absurde, i ngritën shumë kurthe, për të cilat nuk e keni idenë.

Janë shkruar gjëra të pabesueshme, gomarlliqe mbi trajnerin. Dhe skuadra ka vuajtur prej kësaj. Ndeshja e rëndësishme do të jetë ajo kundër Juventusit, mund të jetë me të vërtetë një luftë. Në ndërkohë, të fitohet kundër Crotone dhe pastaj të mendohet për Juventusin”.

Më tej, duke mbrojtur trajnerin Gattuso, ai shton se nevojiten lojtarë të vërtetë për qëllime madhore: “Skuadra ka nevojë për lojtarë të vërtetë që të pretendojë gjëra të mëdha. Problemi nuk është nëse Gattuso mbetet apo jo, por mënyra e konceptimit të rrugës së Napolit. Nuk arrihet Champions-i dhe as fitohet titulli me veprime dhe fjalimeve të pasigurta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat