Sarri gati të nisë aventurën e re jashtë Italisë

Futboll

Sarri gati të nisë aventurën e re jashtë Italisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:04
Sarri gati të nisë aventurën e re jashtë Italisë

Mauricio Sarri prej fundit të sezonit të kaluar, ku u largua nga Juventusi, është i papunë dhe po shumë shpejt mund ta shikojmë me një skuadër të re.

Sipas raportimeve të fundit, trajneri italian pritet të marrë drejtimin e Fenerbahçes. “Ajansspor”, raporton se drejtuesit e klubit turk kanë kontaktuare me trajnerin italian dhe marrëveshja është shumë afër.

Kohët e fundit, Sarri është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm te Napoli, Roma ose Fiorentina, por duket se e ardhmja e tij do të jetë jashtë Italisë.

Javën tjetër pritet një tjetër takim mes palëve, ku do të vendoset gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat