Nuk kanë fund alternativat për Hysajn

Futboll

Nuk kanë fund alternativat për Hysajn

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:08
Nuk kanë fund alternativat për Hysajn

Elseid Hysaj është në qendër të vëmendjes së merkatos në Itali. Mbrojtësi i kombëtares e mbyll aventurën me Napolin në fundin e këtij sezoni, pasi nuk gjeti dakordësinë me klubin për të rinovuar kontratën.

Kështu, menaxheri i shkodranit ka nisur të punojë për të gjetur destinacionin e ardhshëm të Hysaj, teksa ofertat nuk mungojnë. Para pak ditësh, mediat italiane bën të ditur se drejtori i Lacios, Igli Tare do të bëjë një ofertë për të joshur shqiptarin.

Por, së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Milan.

Gazetari i mirënjohur Alfredo Pedula, thekson se kuqezinjtë kërkojnë të kenë në krah një lojtar me eksperiencë ndërsa do të largojnë Dalot pasi 20 milionë euro për të konsiderohen shumë dhe futbollisti do të kthehet te Mançester Junajtid.

Ndaj, Hysaj është alternativa më e mirë e mundshme, i cili së bashku me Kalabria dhe Kalulu do të plotësonin trajnerin Stefano Pioli në krahët e fushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat