Ndeshja Kosovë-Suedi, trajneri që punon në Suedi: Dardanët kanë rasti për fitore, kujdes nga Ibra

Futboll

Ndeshja Kosovë-Suedi, trajneri që punon në Suedi: Dardanët kanë rasti për fitore, kujdes nga Ibra

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:22
Ndeshja Kosovë-Suedi, trajneri që punon në Suedi: Dardanët kanë rasti për fitore, kujdes nga Ibra

Kombëtarja e Kosovës në futboll të dielën (nesër) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta pres Kombëtaren e Suedisë, në kuadrin e ndeshjes së parë për kualifikimet e Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan News-TV.

E për të folur rreth këaj ndeshje kemi zgjedhur trajnerin e njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Suedi, trajner i skuadrës Osterlen FF, Agim Sopi, i cili më parë ka punuar në futbollin e Kosovës.

51-vjeçari ka deklaruar se Kosova ka raste të mira të fitoj Suedinë, nëse këta të fundit luajnë sikur në ndeshjen kundër Gjeorgjinë.

Ai thotë se suedezët respektojnë Kosovën, ndërsa mediat suedeze folin me superlativë për treshen Zeneli-Rashica dhe Muriqi.

Sopi thekson se Kosova mund të shënoj dy gola suedezëve.

Trajneri me përvojë thotë se Rrahmani dhe Dreshevic janë mungesa të mëdha për Kosovën. Sipas tij, mbrojtja e “Dardanëve” duhet patur kujdes nga suedezët shtatëlartë, sidomos pas ndërprerjeve të aksioneve.

Ai tregon se Ibrahimoviçi është kthyer në Kombëtaren e Suedisë vetëm për të ndihmuar.

“Besoj se Kosova ka shanse të mira për fitore në rast se Suedia luan aq dobët sikurse me Gjorgjinë! Më duket se suedezët e nëncmuan Gjeorgjinë dhe për ate patën performancë të dobët. Ndaj Kosovës kanë respekt të madh dhe për ta fituar Kosovën duhen të ngriten në nivel më të lartë përndryshe nuk iu del mirë. Suedezët janë të vetëdishëm se Kosova ka lojtarë shumë cilësor e sidomos në sulm me treshën: Zeneli-Muriqi-Rashica. Kështu shkruajnë mediat suedeze.

“Kosova ka hendikep të madh në repartin e mbrojtjes, pa Rrahmanin dhe Dresheviq. Suedezet janë shumë të fuqishëm në ajër dhe në  aksionet e ndërprerjes. Aty mund ta ndëshkojnë Kosovën”, thekson ai.

“Në rast se Kosova do të ketë një balans të mirë në defensivë dhe i iu përballen guximshëm, pa gabime aksioneve të ndërprerjes, atëherë jam i bindshëm se Kosova do të shënojë një apo dy gola nëpërmjet treshes superiore të lartpërmendur dhe ta fiton ndeshjen”.

“Sa i përket Ibrahimovicit, selektori i Suedisë, Janne Andersson ka pas një takim me te në Milano, duke i bërë me dije se tek ai nuk ka yje, por në rast se dëshiron të kthehet në Kombëtare, atëherë edhe ai duhet të rreshtohet nën direktivat e selektorit, sikurse të gjithë lojtarët e tjerë, dhe se nuk do ta prishë atë frymë që e ka krijuar deri tash me ndonje egoist, pa marr parasysh se kush është ai. Dhe, për ate Ibrahimoviqi për herë të parë në karrieren e tij e këndoj himnin e Suedisë në ndeshjen kundër Gjorgjisë.

Ai është kthyer në Kombëtare për t’i ndihmuar ekipit, pasi që e ndjen vetën se mundet ende me kontribuar. Kjo nuk diskutohet. Me performancë dhe golat që i ka shënuar në Milano e ka vërtetuar vetën se edhe në moshën gati 40 vjeçare bën dallimin në ekip. Besoj se Dyshja Ibra – Isak me minutazh të duhur do t’i bëjnë problem çdo ekipi që do të përballën kundër tyre.

Ndeshja Kosova-Suedia do të fillojë prej orës 20:45 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat